Pas një pune të gjatë dhe intenstive, ditën e sotme në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e ligës së përbashkët në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë 8 skuadra (4 ekipet më të mira nga secili shtet). Pas kësaj arritjeje historike, ka reaguar edhe tifo-grupi zyrtar i Kombëtares , “Tifozat Kuq e Zi” të cilët e kanë mirëpritur këtë gjë duke shkruar: “Shqipni Etnike në Ligë Unike. Sot basketbolli, le të vazhdohet me futbollin, volejbollin, tenisin, mundjen, boksin, e sportet e tjera”.