Kërkoi pagë prej 125 milionë eurove për pesë vite, te Bayerni tmerrohen nga kërkesat e Alabas

0
David Alaba of Bayern Munich (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

David Alaba mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Bayern Munich.

Mbrojtësi austriak është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Bayernin dhe ka filluar negociatat për vazhdimin e saj.

Kampioni i Evropës është i gatshëm të vazhdoj bashkëpunimin me Alaban, por te drejtuesit janë tmerruar me kërkesat e austriakut.

Bavarezët i kanë ofruar një kontratë të re, por ajo që ka ofruar Bayerni dhe kërkesat e mbrojtësit janë larg njëra tjetrës.

Kicker ka zbuluar se Alaba ka kërkuar një kontratë pesë vjeçare me pagë bruto prej 25 milionë eurove në sezon.

Në total ky operacion do t’i kushtonte Bayernit 125 milionë euro për pesë vite, gjë që nuk kanë pranuar drejtuesit e klubit bavarez.

“Ne i kemi bërë një ofertë që është e drejt për të dyja palët, por ai nuk e ka pranuar”, ka thënë presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.

Tani e ardhmja e lojtarit duket larg Munichut dhe ai po pret një lëvizje në Spanjë, por Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë shprehur interesim.

Gjithsesi sipas medieve gjermane do të jetë shumë e vështirë që një skuadër t’i ofrojë atë pagë austriakut.

Kujtojmë që lojtari me pagën më të madhe te Bayern Munich është Robert Lewandowski me 20 milionë euro në vit. 

Artikulli i mëparshëmAksidenti në Tiranë/ Plagoset pasagjerja në mjetin e policisë
Artikulli i radhësI munguan shtatë futbollistë të karantinuar me Covid – 19, një gabim trashanik portierit dhe PSG e nis me humbje kampionatin