Një konflikt i përgjakshëm ka ndodhur në mbrëmje midis disa personave në Durrës.
Sherri masiv thuhet se ka ndodhur midis disa shtetasve sirianë.
Nga ky sherr mësohet se një person është plagosur rëndë në qafë me mjet prerës.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur pranë Urës së Dajlanit. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka njoftuar menjëherë ambulancën për të dërguar të plagosurin në spital.