Presidenti Meta përshëndet marrëveshjen energjitike me Kosovën

0
Meta Deklarata (12)

Presidenti Ilir Meta përshëndet miratimin e marrëveshjes së re me Kosovën për sistemin energjitik, duke thënë se kjo do t’i mundojë KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shkruan se me arritjen e kësaj marrëveshjeje, istemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.

Mesazhi i Metës:

Përshëndes miratimin e marrëveshjes së re nëpërmjet Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe ENTSO.

Tashmë sistemi energjitik i Kosovës do të operojë si zonë rregulluese e pavarur brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.

Bashkimi me sistemin energjitik të Shqipërisë do të krijojë operimin e linjës energjitike të interkoneksionit Kosovë 🇽🇰 – Shqipëri 🇦🇱, duke i mundësuar KOSTT të shfrytëzojë rrjetin e transmetimit në mënyrë të pavarur, me kosto më të ulët, shërbime më të sigurta dhe më fitimprurese, si dhe të jetë i integruar në mekanizmat europianë të transmetimit të energjisë elektrike.

Mirënjohje partnerëve dhe aleatëve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Artikulli i mëparshëmCNN: Kim Jong Un në rrezik të madh për jetën
Artikulli i radhësCOVID-19/ BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste