Katër punonjës të ministrisë së Drejtësisë janë konfirmuar me koronavirus ditën e sotme.
Mësohet se 4 specialistë kanë pasur shenja të Covid-19 dhe kanë kryer tamponin, i cili ka rezultuar pozitiv.
Gjithashtu burimet bëjnë me dije se disa nga drejtoritë e ministrisë së Drejtësisë janë mbyllur në karantinë.
Kjo masë paraprake është marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Kujtojmë se disa ditë më parë në një zyrë janë zbuluar 5 raste me Covid-19.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vend janë konfirmuar gjithsej 11185 raste me koronavirus, nga të cilat 6494 persona janë shëruar dhe 330 kanë humbur jetën.