Përdorimi i maskave kirurgjikale më shumë se një herë/ Ironizon Erion Dasho

0
A do t’u vijë turp ndonjë ditë?!/ Mjeku nxjerr të palalarat: Rastet ditore me Covid ulen dhe ngrihen sipas tekave të atyre që testojnë

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka ironizuar për përdorimin e maskave kirurgjikale më shumë se një herë.

Dasho thotë se maskat kirurgjikale kanë arritur moshën gjashtë mujore për shkak se përdoren më shumë sesa duhet.

“Disa maska “njëpërdorimëshe” sapo arritën moshën e respektuar gjashtë mujore…”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se mbajtja e maskës është një nga këshillat më të rëndësishme të mjekëve, por ata sugjerojnë se maska kirurgjikale duhet ndërruar çdo dy deri në katër orë.

Gjithashtu bëhet me dije se një maskë kirurgjikale që hiqet nuk mund të përdoret më.

Artikulli i mëparshëmVaksina Covid, IATA: Nevojiten 8 mijë avionë jumbo për të shpërndarë dozat globale
Artikulli i radhësFOTO/ Aksident i rëndë me 4 viktima në Greqi, humb jetën 19-vjeçarja shqiptare