Rama: Bizneset që nuk afishojnë protokollin e sigurisë dhe vërtetimin e hapjes do të ndëshkohen

0

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar bizneset që lejohet të hapen se duhet të kenë në mjedisin e tyre vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë duke nisur nga 27 prilli.

Rama shkruan se do të ketë inspektime dhe sanksionime në bazë të aktit normativ.
“🔴 Kujtesë!
Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga ëëë.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill!
Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli🚫”, shkruan Rama.

Rama Fb
Artikulli i mëparshëmCOVID-19/ BE i dhuron Shqipërisë 20 mijë teste
Artikulli i radhësCOVID-19/ Emigrantët e kthyer përfundojnë karantinimin e detyrueshëm. Rezultojnë negativ