Kreu i selisë së shenjtë të Vatikanit, Papa Françesku, i është nënshtruar testit të koronavirusit. Ati i shenjtë iu nënshtrua testit pak ditë më parë, por përgjigja doli gjatë së shtunës.
Fatmirësisht ati i shenjtë doli negativ ndaj koronavirusit, siç raportojnë mediat italiane.
Shkak për testimin u bë fakti se kardinal Luis Tagle, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Kardinali i cili ndodhet në Filipine në izolim, u takua me Papën në 29 gusht në Vatikan.
Papa gëzon shëndet të plotë dhe zhvillon normalisht aktivitetet e tij.