Turqia: Asgjë nuk ka ndryshuar, anija u kthye si pjesë e operacioneve të planifikuara

0

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha të dielën se kthimi i anijes kërkimore sizmike Oruc Reis pranë brigjeve jugore të vendit nuk do të thotë që Ankaraja ka hequr dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun lindor.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu, Akar tha se kthimi i anijes ishte pjesë e operacioneve të saj të planifikuara.

Oruc Reis u kthye në ujërat pranë krahinës jugore të Antalias të Dielën, treguan të dhënat e Refinitiv, një lëvizje që Greqia tha se ishte një hap i parë pozitiv në lehtësimin e tensioneve mbi burimet natyrore në det të hapur.

Artikulli i mëparshëmKapen 2 shtetas të shpallur në kërkim në Tiranë, në pranga 9 drejtues mjetesh
Artikulli i radhësAnakonda gjigande ndalon trafikun dhe më pas zhduket në një fushë pranë autostradës