Mbrojtësi francez Lucas Hernandez është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman.
Bayern Munich vendosi që verën e vitit 2019 ta paguajë klauzolën e mbrojtësit francez prej 80 milionë euro, duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në histori të futbollit gjerman.
Por viti i parë i francezit në Munich nuk ishte më i miri në aspektin individual, pasi u përballë me shumë probleme me lëndime.
Edhe pse fitoi kampionatin, kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, Hernandez luajti vetëm në 25 ndeshje, kryesisht si zëvendësues.
E ardhmja e tij mund të jetë larg Munichut, pasi Paris Saint Germain dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për të.
Vet mbrojtësi qendror ka thënë se mund të mendojë largimin nëse situata vazhdon e njëjtë.
“Unë ende kam një kontratë afatgjate me Bayernin edhe për katër vite, por nëse situata ime vazhdon të jetë aq e komplikuar edhe këtë sezon, atëherë duhet të shoh për të ardhmen”, ka deklaruar Hernandez.
Paris Saint Germain është skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin, por edhe Zinedine Zidane ka shprehur gjithmonë admirimin për të.
24-vjeçari që i kushtoi Bayernit 80 milionë euro, sot ka një vlerë në tregun e transferimeve prej 55 milionë eurove.