Njerëzit që gërhasin kanë gjasa më shumë të vdesin nga Covid-19

0

Njerëzit që përfundojnë në spital nga Covid-19 dhe që gërhasin mund të kenë tre herë më shumë gjasa të vdesin, ka zbuluar një studim, sipas “Daily Mail”.

Shkencëtarët e Universitetit të Warwick kanë kryen një përmbledhje të 18 studimeve në lidhje me apnea obstruktive të gjumit dhe koronavirusit.

Ata zbuluan se njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje, e cila shkakton gërhitje dhe mbytje kur muskujt e fytit relaksohen dhe bllokojnë përkohësisht rrugët e frymëmarrjes gjatë gjumit, rrezikojnë më shumë të shtrohen në spital ose të vdesin nga virusi.

Gjendja është më e zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, mbipesha ose presioni i lartë i gjakut, të cilat gjithashtu rrisin rrezikun e tyre nëse infektohen nga Covid-19.

Rreth 1.5 milion njerëz mendohet se vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 85 përqind e rasteve thuhet se nuk janë diagnostikuar. Në SH.B.A., 22 milion njerëz vuajnë nga kjo gjendje.

Shkencëtarët janë shprehur se duhen studime të mëtejshme mbi ndikimin e apneas obstruktive të gjumit tek pacientët Covid-19.

Disa ekspertë, të udhëhequr nga Dr Michelle Miller, janë shprehur se nuk do të ishte për t’u habitur nëse kjo gjendje do të kishte një ndikim negativ.

Apnea obstruktive e gjumit shoqërohet me gjendje të tjera, të tilla si mbipesha, të cilat tashmë dihet se rrisin rrezikun e koronavirusit.

Dr Miller: “Sigurohuni që të jeni në përputhje me trajtimin dhe merrni sa më shumë masa paraprake për të zvogëluar rrezikun tuaj, të tilla si mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe testimi i direktë sapo të vini re ndonjë simptomë. Tani më shumë se kurrë, është koha të ndiqni planin tuaj të trajtimit sa më me zell të jetë e mundur”.

Një studim me mbi 1,300 diabetikë dhe të sëmurë nga apnea e gjumit zbuloi se rreziku i tyre i vdekjes ishte 2.8 herë më i madh pas shtatë ditësh në spital.

Shkencëtarët paralajmëruan se rreth 85 përqind e njerëzve me këtë gjendje nuk janë diagnostikuar dhe nëse janë të shqetësuar duhet të kontaktojnë mjekun e tyre.

Kjo gjendje mund të ndalojë njerëzit në mënyrë të përsëritur të marrin frymë gjatë gjumit kur muskujt e fytit relaksohen dhe ndërpresin furnizimin e ajrit në mushkëri, duke bërë që të sëmurët të gërhasin me zë të lartë, të zgjohen papritur dhe të pësojnë një tharje të gojës dhe dhimbje të fytit. Trajtimi përfshin lidhjen me një makinë gjatë gjumit e cila ruan presionin në rrugët e frymëmarrjes.

Artikulli i mëparshëm“Dita e kiametit”: Çfarë ndodh me Amerikën nëse Trump humbet zgjedhjet
Artikulli i radhësMediat ruse: Moska do të tërheqë trupat rezervë në kufi me Bjellorusinë