Burime bëjnë me dije se 10 mësues kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në qytetin e Ersekës.
Pjesa më e madhe e tyre janë në shkollat e qytetit, dhe prej momentit kur kanë rezultuar pozitiv, janë izoluar në banesat e tyre.
Ndërkohë, edhe në Devoll një çift bashkëshortësh të cilët ushtrojnë profesionin e mësuesit, gjithashtu dyshohet se janë prekur nga virusi.
Atyre u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja për to.