I zunë pritë pranë banesës: Ekzekutohet me 14 plumba 33-vjeçari në Rrogozhinë/ Autorët përdorën armë me silenciator

0

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00 është gjetur i pajetë brenda makinës së tij “Fiat Punto”, 200 metra larg banesës në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, 33-vjeçari Klevis Kapllani. Trupi i pajetë u pikas nga një banor i zonës, i cili ishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin.  Dyshohet se 33-vjeçari mund të jetë vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, por trupi i tij gjet mëngjesin e sotëm.

Burime hetimore bëjnë me dije se i riu është vrarë me 14 plumba dhe autorët gjatë atentatit kanë përdorur armën tip kallashnikov me silenciator.  Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes, është gjetur një pistoletë, më të cilën nuk është kryer asnjë qitje.

Nuk dihen detaje të tjera për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet se vrasja ndodhi për larje heapesh. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Por kush është 33-vjeçari Klevis Kapllani?

33-vjeçari ishte i martuar dhe ka një fëmijë 2 muajsh.  Ai është person me precedent penal. Kapllanaj është dënuar në herët në Itali për trafik droge dhe kishte vetëm dy vite që ishte kthyer në Shqipëri.

Artikulli i mëparshëmDarka Rama-Mitsotakis/ Sekretet që shqiptarët i mësojnë vetëm nga mediat greke
Artikulli i radhësDyshohen se 10 mësues janë prekur nga koronavirusi