Mësohet se Agron Tanushi qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten e vëllait të tij Jetmira Tanushi.
Kunata dhe kunati kishin konflikte të herë përhershme dhe që të dyja palët ishin me urdhër mbrojtje. Konflikti mes tyre kishte nisur pasi ish-bashkëshorti i Jetmira Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi dhe vëllai i tij, Agroni, i kërkonte kunatës që të ikte nga shtëpia e tyre.
Megjithatë, preteksti i konfliktit të sotëm kanë qenë mbeturinat. Jetimra jetonte në katin e dytë, ndërsa Agroni në katin e parë të banesës, dhe ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar llogari pse i ka hedhur mbeturinat.
Pas kësaj, ai ka marrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje kunatën.