Trump: Do ta shpëtojmë industrinë e naftës me çdo çmim

0

Sipas ekspertëve ulja në territor negativ e cmimeve gjatë ditës së djeshme është më tepër cështje “teknike”  sesa pasqyrim i realitetit, por që do të prodhojë efekte shumë negative për ekonominë, nëqoftëse nuk ndërmerren masa të forta nga prodhuesit e naftës në SHBA por dhe nga vënia në jetë e marrëveshjes së arritur nga vendet e OPEC+.

Pas lajmeve të ditës së djeshme, tashmë duket se gjithë industria i ka drejtuar syta nga qeveria. Presidenti i SHBA, Donald Trump në një komunikim në Tëitter ka mbështetur këtë sektor jetik të ekonomisë së SHBA, duke u shprehur se qeveria do të bëjë gjithcka në fuqinë e saj për të mbrojtur industrinë e naftës dhe gazit, e cila është krenaria e ekonomisë së SHBA-ve.

“Asnjëherë ne nuk do ta lëmë në baltë industrinë amerikane të naftës dhe gazit. Unë e kam udhëzuar Sekretarin epër Energjinë dhe Sekretarin për Thesarin që të hartojnë një plan i cili do të vërë në dispozicion fonde, në mënyrë që këto kompani dhe shumë vende punë të rëndësishme të jenë të sigurta në planin afatgjatë!”

Artikulli i mëparshëmJa si duhet që të aplikon për të përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh, të paketës së dytë ekonomike. Tatimet nxjerrin udhëzuesin
Artikulli i radhësRingritje: Çmimet e naftës rriten. Rënia historike nën zero thjesht një “gabim teknik”