Ringritje: Çmimet e naftës rriten. Rënia historike nën zero thjesht një “gabim teknik”

0

Cmimet e naftës rikuperuan disi terren të martën pas një rrënie historike gjatë një dite më parë, me cmimet e naftës së papërpunuar WTI, tw cilat u rikthyen në vlera pozitive pas tregtimit me nën 0 dollarë për herë të parë ndonjëherë në histori.

Cmimet, megjithatë, ngelen në nivele të ulta, si pasojë e problemeve të pazgjidhura në lidhje me mënyrën se si tregu do të përballet me furnizimin e tepërt të naftës së papërpunuar, ndërkohë që kërkesa vazhdon të ulet nga pandemia e koronavirusit.

Nafta e papërpunuar e llojit West Texas Intermediate (WTI) për livrim në muajin maj u ngrit në 1.10 dollarë për fuci, pas një zbritje prej 37.63 $ për fuçi në seancën e kaluar.

Në fillim të vitit 2020, një fuçi naftë WTI kushtonte rreth 60 dollarë. Kontratat për muajin maj të këtij lloji që skadojnë të martën u goditën më së shumti, pasi kanë të bëjnë me karburantin që do të livrohet në një kohë kur pjesa më e madhe e vendit do të vijojë të jetë e mbyllur për shkak të koronavirusit.

Megjithëse çmimi negativ ishte thjesht një gabim teknik, ai sinjalizon “një ulje shkatërimtare të kërkesesës” pasi “askush nuk dëshiron të magazinojë naftë”, tha Stephen Innes, ekspert i fushës për Paqësorin në AxiCorp, për Al Jazeera.

“Nëse vazhdon në këtë rrugë, pa ndonjë ulje të mëtejshme nga OPEC, kjo do të shkaktojë shumë telashe sa i takon kredive, rreziqe bankare, rreziqe papunësie,” tha ndër të tjera Innes.

Përshtati nga Al Jazeera aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmTrump: Do ta shpëtojmë industrinë e naftës me çdo çmim
Artikulli i radhësLajmi fundit/ 45-vjeçarja në Tiranë bie nga lartësia dhe humb jetën