Mosha mesatare e personave të infektuar me Covid-19 ka pësuar rënie, sipas një eksperte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Maria Van Kerkhove. Sipas saj, rastet e shtrimit në spital midis moshës 15 deri në 49 vjeç janë duke u rritur dhe se ekziston mundësia që i njëjti person mund të infektohet njëkohësisht me grip dhe me Covid-19.
Ndërkohë Mike Ryan tha se sezoni i gripit në hemisferën jugore kishte qenë relativisht i lehtë, megjithëse ai theksoi se situata mund të përkeqësohej.
Ryan tha se po situata ishte stabilizuar disi në Amerikën e Jugut, megjithëse shifrat ishin akoma të larta. Koronavirusi vazhdon të jetë një rrezik dhe ne nuk i dimë ende efektet e tij të plota, tha ai.
Gati 29.5 milion njerëz në të gjithë botën janë diagnostikuar me COVID-19 dhe 933,542 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Gati 20 milion njerëz janë shëruar nga Covid-19.