Marrëveshje e kryer: Milik te Roma, Dzeko te Juventusi

0
Arkadiusz Milik, Edin Dzeko (Foto: Instagram/skysport)

Sky Sport Italia raporton se Roma, Napoli dhe Juventusi, kanë arritur marrëveshje lidhur me transferimet e Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko.

Sulmuesi polak në sezonin e ri do të luajë në Stadio Olimpico, kurse sulmuesi boshnjak në Allianz Stadium.

Dzeko tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juven me përfitime vjetore prej 7.5 milionë eurosh plus bonuset, ndërsa transferimi do të kushtojë 15 milionë euro.

Nga ana tjetër, Milik ka pritur deri në momentin e fundit për veprimin e Zonjës së Vjetër, sepse e dëshironte kalimin në kampioni.

Por, meqë atje ka shkuar Dzeko, polaku fillimisht do ta zgjatë kontratën me Napolin deri në vitin 2022 dhe pastaj do të huazohet te Roma me obligim blerjeje për një total prej 18 milionë eurosh dhe shtatë milionë të tjera në formë bonusesh.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja ndërmjet tri klubeve është arritur dhe do të kompletohet deri në fundjavë. Ekzaminimet mjekësore janë caktuar për të premten. 

Artikulli i mëparshëmZyrtare: Juve ia ndërpret kontratën Higuainit
Artikulli i radhësDyshemeja ku është nënshkrimi i Kobe Bryant nga ndeshjen e tij e fundit ka dal në ankand – kërkohen 500 mijë dollarë