Bayern Munich e nis me spektakël – shkatërron Schalken duke ia shënuar tetë gola

0

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.

Kampionët aktual të Evropës dhe Gjermanisë e ka nisur nga aty ku e lanë sezonin e kaluar, me fitore spektakolare.

Bayern nënshtroi Schalken duke i shënuar tetë herë, tri herë në pjesën e parë dhe plot pesë herë në pjesën e dytë.

Serge Gnabry shënoi het-trik në këtë ndeshje, ndërsa nga një herë shënuan, Robert Lewandowski, Leon Goretzka, Thomas Muller, Leroy Sane dhe Jamal Musiala.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte debutuese për Sane me fanellën e Bayern, dhe debutimi bëhet edhe më i mirë për anësorin që përveç golit regjistroi edhe dy asistime.

Bayern Munich numëron tri pikët e para të sezonit nga ndeshja e parë, kurse Schalke nuk mund ta niste më keq këtë edicion të Bundesliga.

Artikulli i mëparshëmGjendet e braktisur “Porsche Cayenne”/ Nuk iu bind policisë një natë më parë…
Artikulli i radhësKoulibaly shumë i shtrenjtë, City kthen sytë në La Liga për repartin e mbrojtjes