Seuli padit kishën, kontriboi në përhapjen e coronavirusit – kërkohen 4 milionë dollarë dëmshpërblim

0

Zyrtarët lokalë të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seuli, kanë njoftuar se do të kërkojnë 4 milionë dollarë dëmshpërblim nga kisha, për shkak të pengimit të përpjekjeve për përcjelljen dhe testimin e njerëzve me coronavirus.

Vala e re e coronavirusit ka shpërthyer në kishë, ku anëtarët e saj morën pjesë në një protestë të madhe në Seul gjatë gushtit, ku prej atëherë ky qytet është bërë vatër e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Për më shumë se një muaj, në komunën e Seulit janë shënuar raste të reja me COVID-19, ku vetëm brenda një ditë numri i tyre ishte treshifror.

E autoritetet e Seulit kanë njoftuar se do të paditin Saran Deil dhe liderin e saj Jun Kuang-hung, që sipas tyre “ka kontribuar në përhapjen e COVID-19 duke mos respektuar masat epidemiologjike.

Kujtojmë që në Korenë e Jugut deri më tani kanë humbur jetën 377 persona si rezultat i COVID-19.

Artikulli i mëparshëmSHBA-ja nuk ka nevojë të varet nga vaksina për ta marrë nën kontroll situatën e pandemisë, paralajmëron një ekspert
Artikulli i radhësSi nisi sherri me leva midis familjes Baboçi dhe Tatozi që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur