Jurgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj stafit të tij që filluan të duartrokisnin kartonin e kuq të pranuar nga mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen.
Mbrojtësi danez e pranoi kartonin në fund të pjesës së parë, duke e lënë kështu skuadrën londineze në 45 minutat e dytë me dhjetë lojtarë në fushë.
Në momentin që ndodhi ai veprim, stafi i Liverpoolit e duartrokiti vendimin e gjyqtarit, mirëpo Kloppi reagoi menjëherë.
Gjermani u kërkoi anëtarëve që mos të bëjnë më asnjëherë një gjë të tillë, e kjo gjë u përshëndet nga tifozët e të dyja ekipeve.
Liverpooli e fitoi takimin me rezultat 2-0 me golat e shënuara nga Sadio Mane, duke marrë kështu fitoren e dytë në edicionin 2020/21 në po aq ndeshje të zhvilluara.