Katër njerëz vdiqën në një aksident ajror në Teksas

0

Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit deklaron se katër njerëz nga Luiziana u vranë kur aeroplani i tyre me një motor u rrëzua në një kullotë në Teksas.

Aeroplani u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte një ulje të detyruar. Aksidenti ndodhi pranë aeroportit në liqenet e Hilltopit, rreth 190 kilometra në veriperëndim të Houstonit, raportoi ABC News.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas njoftoi se të katër njerëzit që ishin në aeroplan u vranë, raportoi e përditshmja “Eagle”.

Aeroplani u ngrit nga vendpushimi i Horshu Bay, në perëndim të Austinit, dhe sipas të dhënave të fluturimit, u drejtua për në Natchitoches, Louisiana.

Ndryshe, bordi Kombëtar i Sigurisë në Trafik po heton aksidentin.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Shtyhet seanca për Fjolla Morinën: Prokuroria kërkon 5 mln lekë garanci dhe gjinekologun
Artikulli i radhësNavalny: Helmi është gjetur në trupin tim, rrobat e mia janë prova të rëndësishme