Gruaja 102 vjeçe nga SHBA-ja që i mbijetoi Gripit Spanjoll, mposht edhe COVID-19

0

Shumë njerëz do ta konsideronin veten me fat në rast do t’i shpëtonin ndonjë virusi vdekjeprurës pandemik.

Sipas medieve të huaja, e moshuara nga SHBA-ja, Geraldine Schappals, e njohur si “Gerri”, arriti t’i mbijetonte dy pandemive.

Kështu, 102-vjeçarja nga New Hampshire ishte infektuar me Gripin Spanjoll në vitin 1918, ndërsa rezultoi pozitive me COVID-19 gjatë muajit maj, mirëpo gjendja e saj thuhet se është më stabile.

Gerri Schappals, ishte lindur më 18 janar të vitit 1918. Asokohe gjatë muajit nëntor ajo u sëmurë nga gripi ashtu sikurse nëna e saj, Nora dhe vëllai Joseph.

Pasi iu rrit temperatura e saj gjatë muajit maj, ajo u dërgua në spital për t’u testuar me COVID-19.

Në momentin kur ajo doli pozitive me virusin vdekjeprurës, gjendja e saj ishte përmirësuar.

Artikulli i mëparshëmDitë zie për Silvester Stallone, humb njeriun më të shtrenjtë
Artikulli i radhësAutoritetet kineze thonë se kanë gjetur gjurmë të COVID-19 në kallamarët e ngrirë, të importuar nga Rusia