VIDEO/ Shtyhet seanca për Fjolla Morinën: Prokuroria kërkon 5 mln lekë garanci dhe gjinekologun

0

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar 5 milionë lekë garanci për të arrestuarën Fjolla Morina, e cila ka dalë sot para gjykatës së Kukësit për të marrë masën e sigurisë.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se ajo pretendon se është shtatzanë dy muajshe, një eko nuk mjafton, por duhet që të dëshmojë një gjinekolog nëse është shtatzënë apo jo.

Artistja nga Kosova u kap dy ditë më parë në doganën e Morinës duke hyrë në Shqipëri me dy pistoleta. Ajo u arrestua bashkë me dy miqtë e saj, biznesmenin nga Kosova që jeton në Belgjikë, Fysnik Sylën, si dhe shoferin personal, Fitim Mujin.

ARRESTIMI ME 19 SHTATOR 2020

Policia Kufitare e Morinës më 19 shtator 2020 njoftoi se goditi një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.Policia sekuestroi një pistolete me 23 fishekë luftarakë si dhe një pistoletë çakmak dhe arrestoi 34-vjeçaren Fjolla Morina, që zotëronte armën e zjarrit. 

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës u vunë në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, tek mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar si lodër çakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë

F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë 

F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Fjolla Morina del para Gjykatës së Kukësit bashkë me dy miqtë e saj
Artikulli i radhësKatër njerëz vdiqën në një aksident ajror në Teksas