BILD
‘Bomba’ e parë e koronavirusit në Europë shpërtheu në Ischgl- tani resorti i skive në Austri rrezikon pasoja të kushtueshme.
Turistët nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, që u infektuan me koronavirus, kanë nisur të padisin Republikën e Austrisë dhe Shtetin e Tirolit.
Të mërkurën, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit në Austri tha se ka nisur të depozitojë paditë e para në Gjykatën Rajonale të Vjenës.
Bëhet fjalë për kompensimin dhe njohjen e dëmeve të shkaktuara. Detajet do të bëhen të ditura në një konferencë për shtyp.
Mes padive janë edhe raste nga Gjermania- që ose kanë vuajtur shumë prej sëmundjes, ose kanë vdekur- siç është rasti i një burri nga Rheinland.
Sipas shoqatës, personat përgjegjës reaguan me shumë vonesë pas shpërthimit të virusit.
Nga Ischgl – virusi u përhap në 45 shtete. Autoritetet nuk reaguan pasi nuk donin të dëmtonin sezonin e skive.