Kulla Eiffel në Paris u mbyll sot nga policia pasi mbërriti një telefonatë se atje është përgatitur një sulm terrorist.
Stacioni televiziv lokal BFMTV tha se policia mori një telefonatë anonime duke pretenduar se një bombë ishte vendosur.
Gazetari francez Amaury Bucco shkroi në Twitter: “Perimetri i Eiffel u rrethua, operacioni i policisë është në zhvillim e sipër.”
“Një burrë kërcënon të hedhë në erë gjithçka”.
Disa media raportojnë se një burrë ka thirrur Allahu Ekbar dhe ka kërcënuar se do të shpërthente një pajisje që e mbante me vete.