Bayern Munich 2-1 Sevilla, notat e lojtarëve: Muller e Kimmich më të mirët te Bayerni, dështon portieri Bono

0
Bayern Munich -Sevilla FC. (Photo by Attila Kisbenedek - Pool/Getty Images)

Bayern Munich është fituese e Superkupës së Evropës, pasi në finale ka mposhtur Sevillën.

E desh të zhvilloheshin 120 minuta lojë për tu përcaktuar fituesi i kësaj përballje ku në fund triumfuan gjermanët me rezultat 2-1.

Lucas Ocampos realizoi golin e parë në ndeshje për Sevillën, teksa Leon Goretzka dhe Javi Martinez shënuan për Bayernin.

E notat më të larta në këtë takim tek skuadra fituese i morën treshja gjermane Joshua Kimmich, Thomas Muller e Serge Gnabry.

Ndërkohë lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte Lucas Ocampos i Sevillës.

Në anën tjetër nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin mysafir Bono.

Artikulli i mëparshëmCosta drejt transferimit në Angli, Wolves përgatitë ofertë për të
Artikulli i radhësTotti bën mrekulli me një video mesazh, zëri i kapitenit legjendar zgjon nga koma pas nëntë muajve tifozen e Romës