Lefter Zhidru, 71-vjeçari që trondit të enjten qytetin e Elbasanit dhe që u ekzekutua me pas nga forcat RENEA, njihej si një person problematik në lagjen ku ai banonte.
I moshuari shihet teksa kërcënon banorët e lagjes orët e vona të mbrëmjes, ndërsa zona ishte e rrethuar nga efektivët e policisë.
Ai shihet teksa i hedh në tokë edhe telefonin personit që po konfliktohej me të, duke i kërkuar që mos ta filmonte.
Njëri prej banorëve që përplasje vazhdimisht me të dhe që e kishte denoncuar disa here, i kërkonte policisë që ta shoqëronin në Komisariat: ‘Merreni, merreni pra, se u bë disata herë.’
Zhidru u vra nga RENEA pas më shumë se 5 orësh negociata për t’u dorëzuar dhe tentativave për ta neutralizuar. Para se të ekzekutohej, ai qëlloi edhe një herë në drejtim të policisë.
E gjithë kjo ngjarje ndodhi pas një sherri që ai kishte bërë me bashkëshorten. Pas konfliktit, i moshuari qëlloi në drejtim të policisë.
Nga të shtënat, mbetën të plagosur edhe 2 kalimtarë. Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.