COVID-19: Greqia regjistron shifra rekord të prekurish

0

Greqia konfirmoi 342 raste të reja të koronavirusit,  përfshirë 24 të cilave u dihet prejardhja, ndërsa 30 raste janë identifikuar në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik.

Infeksionet e konfirmuara nga shpërthimi i pandemisë në Greqi në fund të muajit shkurtit ishin 16 627.

Nga këto, 2 726 kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 6 915 me raste të njohura tashmë.

Gjashtëdhjetë e tetë pacientë janë të intubuar në spitale.

Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç, dhe 86,8% kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.

Përveç kësaj, ditën e djeshme ka pasur edhe 9 vdekje nga 366 vdekje që nga shpërthimi i sëmundjes.

Artikulli i mëparshëmFOTOT: Historia e pabesueshme e “Krishtit të Siberisë”, mes luksit e seksit
Artikulli i radhësMutacionet nuk e bëjnë më të rrezikshëm Covid-19, por pengojnë zhvillimin e një vaksinë