Çmendi me paraqitjen e tij, ku shënoi gol dhe dha asist – Milani vihet pas talentit norvegjez

0

Milani e fitoi me mund ndeshjen ndaj Bodo/Glimt me rezultat 3-2 për të kaluar në raundin play-off të Ligës së Evropës.

Por përshtypje të madhe la talenti 20 vjeçar Jens Petter Hauge i Bodo/Glimt, i cili shënoi një gol dhe asistoi një herë në këtë ndeshje.

Sulmuesi anësor këtë sezon ka shkëlqyer në Eliteserien, ku ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë tetë asistime në 17 paraqitje.

Ai ka shënuar tri herë edhe në Ligën e Evropës, një prej tyre ndaj Milanit të enjten në mbrëmje.

Hauge shënoi me një gjuajtje të bukur nga 25 metra, duke impresionuar drejtuesit e Milanit që kanë kontaktuar menjëherë agjentin e tij.

Hauge u pyet nga mediumi norvegjez TV2 nëse vërtet ka pasur kontakte mes Milanit dhe agjentit të tij, Atta Aneke.

“Nuk është diçka në të cilën unë përqendrohem ose azhurnohem vazhdimisht”.

Jens Petter Hauge duke festuar golin ndaj AC Milan

“Sigurisht që është një klub për të cilin do të doja të luaja. Është një nga klubet më të mëdha në botë”.

Pas ndeshjes, 20-vjeçari mori vlerësime edhe nga trajneri i AC Milan, Stefano Pioli.

“Është shumë argëtuese. Është bukur të vërehem, por edhe argëtim që ata vlerësojnë cilësitë që kam”, ka thënë talenti.

Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë të reja rreth transferimit apo jo të talentit te Milani.

Artikulli i mëparshëm‘Vetë-shkatërrimi’ i Barcelonës: Rasti i Messit, votëbesimi kundër Bartomeut dhe skandali Barcagate
Artikulli i radhësManchester City ofertë për Ruben Dias, 50 milionë euro dhe kartonin e Otamendit