Manchester City nuk po arrin të nënshkruajë me Kalidou Koulibalyn e Napolit, ndërsa tani e kanë kthyer kokën kah Ruben Dias i Benficas.
Pep Guardiola po pret edhe një dhuratë nga drejtuesit e klubit, ku mbrojtja është reparti që kërkon të përforcohet.
City pëlqen Ruben Dias, 23-vjeçarin e Benficas, i cili tash e një kohë përcillet nga shumë klube.
TMW shkruan se bisedimet mes dy klubeve kanë nisur dhe Manchester City kanë bërë propozimin e tyre për portugezin.
Ofertë është 50 milionë euro dhe kartonin e Nicolas Otamendit, qendërmbrojtësit argjentinas që ka luajtur me Porton më parë.
Një ofertë që ka tunduar jo pak Benficën të cilët janë duke e analizuar propozimin e Manchester Cityt.
Dias ka 19 ndeshje me Kombëtaren e Portugalisë.