Krislen Keri, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Keri largohet në një situatë krize prej koronavirusit ndërsa nga burime të sigurta thuhet se dorëheqja ka ardhur për arsye personale.
Ai zëvendësohet nga Edlira Liçi e cila gjithashtu punon në Autoritetin e Aviacionit Civil. Keri prej më pak se 3 vite ka qenë drejtor i AAC prej nëntorit të 2017.