Epidemiologu kryesor gjerman: Pandemia COVID nis tani!

0

Christian Drosten, epidemiologu kryesor gjerman, në fjalën e tij në Konferencën Botërore të Shëndetit në Berlin paralajmëroi për kremtimin e parakohshëm të suksesit të Gjermanisë në krizën koronare.

“Për të kapërcyer situatën, ne duhet të ndryshojmë disa gjëra në muajt e ardhshëm. Pandemia do të fillojë vetëm tani. Dhe në Gjermani,” tha Drosten.

Ai theksoi se koronavirusi nuk është një fenomen shkencor por një katastrofë natyrore.

Mynihu ka forcuar ndjeshëm masat kundër koronavirusit që prej ditës së djeshme. Në objektet e hotelierisë dhe hapësirat publike, lejohen mbledhjet e vetëm pesë personave ose të vetëm dy anëtarëve nga një familje.

Festimet private në ambiente të mbyllura lejohen për deri në 25 mysafirë, dhe deri në 50 jashtë.

Në disa zona publike në Mynih, është gjithashtu e detyrueshme të mbash maska ​​mbrojtëse, dhe këto janë kryesisht vendet e njohura të mbledhjes në kryeqytetin bavarez – Marienplatz, Sendlingen Strasse dhe vende të ngjashme.

Artikulli i mëparshëmSpiuni rus i akuzuar për vrasjen e Litvinenkos do të hetojë helmimin e Navalny
Artikulli i radhësZbulohet afera seksuale e policëve, marrëdhënie në ambientet dhe makinën e punës