E lë e fejuara, emigranti shqiptar në Itali tenton t’i përdhunojë nënën

0

Pesë muaj do të qëndrojë në paraburgimin e Trevizos në Itali një shqiptar 40-vjeçar, me inicialet E.S., derisa në mars gjykata të japë një vendim për të.

Ai akuzohet për tentativën e përdhunimit të një 57-vjeçareje, banuese gjithashtu në Trevizo, me shtetësi shqiptare. Ajo është nëna e ish-të fejuaës së 40-vjeçarit dhe ka qenë ajo që bëri denoncimin në polici.

Nga rrëfimi i saj për oficerët e policisë mësohet se E.S. kishte mbërritur në hyrjen e pallatit për të takuar ish-të fejuarën, të cilën edhe pas ndarjes vijonte ta përndiqte.

Në vend të saj doli e ëma dhe aty nisi debati mes tyre. Gruaja tregon se në një moment ai e kishte shtyrë drejt murit dhe i tha se do ta përdhunonte.

Ndërsa i akuzuari është shprehur se ishte ish-vjehrra ajo që e sulmonte pa asnjë shkak, pasi ai donte vetëm të takonte ish-të fejuarën.

Artikulli i mëparshëmKryeministri grek dërgon djalin ushtar, në kufirin me Turqinë
Artikulli i radhësKa thyer ligjin 23 milionë herë, Banka gjobitet me rreth 1 miliardë $ për pastrim parash