Ajo çfarë paralajmëroi AKMC trokiti në Shqipëri në orën 23.04. Siç shikohet nga pamjet satelitore nga www.windy.com tregohet se Shkodra u fut në vorbullën e stuhisë, dhe pas pak hyn Lezha. Edhe zona të tjera veriperendimore janë pjesë e kësaj stuhie të fortë me erë dhe shi të rrëmbyeshëm.
Sot pasdite AKMC njoftoi se “Zonat që rrezikojnë të preken më shumë, sipas IGJEUM, janë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim”.