Barcelona ka refuzuar një ofertë me vlerë 150 milionë euro për Ansu Fati.
Klubi u informua për ofertën nga agjenti i ri i adoleshentit, Jorge Mendes, disa ditë më parë.
Oferta përfshinte 125 milionë euro për transferimin, plus 25 milionë të tjerë në formë bonusesh.
Barcelona, megjithatë, nuk donte të dëgjonte për ofertën dhe refuzoi të hynte në bisedime për shitjen e 17-vjeçarit.
Edhe në fillim të këtij viti, një klub ishte përgatitur të paguante 100 milionë euro për Ansu Fati – një tjetër ofertë që iu transmetua Barcelonës nga Mendes, edhe pse ai nuk ishte agjent i lojtarit atëherë – por katalanasit kurrë nuk kanë menduar ta largojnë sulmuesin.
Emri i klubit që ka bërë këtë ofertë të fundit me vlerë 150 milionë euro mbetet i panjohur, por mediat angleze kanë raportuar se Manchester United ka interes të fortë për Fatin.
Djajtë e Kuq dëshirojnë të nënshkruajnë një sulmues të madh pasi po përpiqen të garojnë me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean në garë për trofe.
Ansu Fati është bërë lojtar i ekipit të parë te Barcelona dhe ka pasur klauzolë për lirimin e tij në blerë 170 milionë euro, ndërsa tani ka shkuar në 400 milionë.