Mezan Ahmeti, 57 vjec është identifikuar si personi që humbi jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident tragjik në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 pranë Orikumit ku një 23-vjecar i identifikuar me inicialet Dh.Q., po drejtonte automjetin tip Passat dhe përplasi 57-vjecarin që po lëvizte me bicikletë.
I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.