Një infermier mësohet se është plagosur në Departamentin e Urologjisë.
Infermieri është plagosur pas një sulmi nga një prej të afërmve të pacientëve.
Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin është bërë i ditur nga sindikata e Infermierëve të Kosovës.
Në njoftim thuhet se Sindikata dënon ashpër sulmin në fjalë ndërsa shtohet se kjo nuk hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.
Reagimi i plotë
“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”
Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.”