STUDIMI: Qumështi i gjirit mbron foshnjat nga infektimi me Covid-19

0

Sipas një studimi të ri, qumështi i gjirit mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave nga infektimi me Covid-19. Studiuesit nga një laborator në Kinë zbuluan se qumështi  parandalonte infektimin, edhe nëse fëmija nuk ka antitrupa. Për më tepër, u zbulua se ishte efektiv edhe  qumështi i kafshëve të tjera të tilla si dhitë dhe lopët, raporton DailyMail

Ekipi, nga Universiteti i Teknologjisë Kimike të Pekinit, deklaroi se zbulimet përkojnë me deklaratën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) se nënat që janë të dyshuara ose pozitive me COVID-19 të vazhdojnë ushqyerjen me gji.

Ekipi  analizoi se çfarë ndikimi kishte qumështi i gjirit te qelizat. Qumështi u mblodh në vitin 2017, para pandemisë. Qelizat e shëndetshme u përzien me qumështin e gjirit të njeriut dhe më pas qelizat u ekspozuan ndaj virusit. Virusi nuk infektoi shumicën e qelizave. Edhe nëse do të hynte në qeliza, virusi nuk do të shumohej, transmeton abcnews.

Kjo tregon që qumështi i gjirit mund të pengojë koronavirusin ashtu siç viruse të tjera si norovirusi dhe bakteret.

‘SARS-CoV-2 mund të infektojë qelizat dhe infeksioni mund të frenohet nga qumështi i gjirit (2 mg / ml), sipas autorëve.

Në një studim të mëparshëm, i njëjti ekip hulumtues zbuloi se qumështi i gjirit parandalon infeksionin të futet në qelizat e veshkave të kafshëve. Ata përcaktuan se proteina e hirrës, e cila ka veti anti-inflamatore, ishte përgjegjëse për inaktivimin e virusit në krahasim me  proteinat e tjera të tilla si laktoferrin.

‘Proteina e hirrës nga qumështi i gjirit të njeriut ndaloi në mënyrë efektive SARS-CoV-2 duke bllokuar infektimin dhe madje edhe shumimin pas hyrjes në trup.

E njëjta gjë ndodhi edhe kur u testua te kafshët e tjera si lopë dhe dhi, transmeton abcnews.al

Gjithashtu po zhvillohet një  studim kombëtar nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit për të zbuluar nëse foshnjat mund të infektohen me koronavirus nga ushqyerja me gji.

Janë kryer hulumtime të kufizuara mbi këtë temë, por rezultatet kanë qenë të ndryshme. Disa studime nuk kanë gjetur gjurmë të  virusit në qumështin e gjirit ndërsa disa të tjerë kanë zbuluar ARN virale në disa mostra të qumështit, transmeton abcnews.al

Për shembull, të paktën dy studime, një nga Kina dhe një tjetër nga SHBA-ja , nuk gjetën prova të SARS-CoV-2 në qumështin e gjirit të njeriut. Por një raport nga OBSH-ja zbuloi se, nga 46 mostra të qumështit nga nëna të infektuara me koronavirus, 43 prej tyre rezultuan negativë ndërsa tre rezultuan pozitivë.

Megjithatë, ekipi ka deklaruar se edhe nëse materiali gjenetik viral gjendet në qumështin e gjirit, kjo nuk do të thotë se mund të përhapet tek foshnjat.

Artikulli i mëparshëmDrejt përmirësimit total situata e koronavirusit në vend/ Bie ndjeshëm numri i pacientëve në dy spitalet COVID, ja sa janë në terapi intensive në Sanatorium
Artikulli i radhësMbyllet restoranti i shefit të famshëm Nusret Gökçe: Nuk respektoi masat e sigurisë për COVID