Kreu i OFL Artan Shkëmbi, ka përdorur një program të koduar për dërgimin e mesazheve lidhur me një hetim për trafik droge të nisur nga Gjermania të shtrirë dhe në Shqipëri. Rezulton se ka përdorur programin me pagesë për të nxjerrë të dhëna për rastin në fjalë. Ai pritet të dalë të mërkurën para gjykatës.
“Encrochat” është sistem me pagesë që lejon shkëmbimin e mesazheve të koduara që lexohen vetëm nga dhënësi e marrësi dhe më pas ato fshihen për disa sekonda. Vendimi i pezullimit u mor të djelën nga gjyqtarja e gatshme Etleva Deda pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet informacionet në lidhje me Shkembil, kanë ardhur nga partnerët e huaj kryesisht ata Gjermanë.
Burimet bejne me dije se kanë qënë këto shërbime që gjatë transkiptimit të bërë bisedave të personave të përfshirë ne aktivitet kriminal në shtetit gjerman, kanë zbuluar dhe komunikimin e numrit 1 të OFl.
Rrjeti EncroChat është perdorur gjeresisht vitin e fundit nga rrjetet kriminale aq sa u be shqetësim per policite e disa vendeve te BE duke i detyruar agjentet te infiltrohen ne rrjet mes Marsit dhe Qershorit 2020 gjatë një hetimi në të gjithë Evropën.
Ky rrjet kishte rreth 60,000 abonentë në kohën e mbylljes së tij. Të paktën 800 arrestime janë bërë në të gjithë Evropën që nga 7 korriku 2020.