Borussia Dortmundi ka refuzuar edhe ofertën e fundit të Manchester Unitedin për Jadon Sanchon.
Fabrizio Romano ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë ofruar te skuadra gjermane 80 milionë euro plus 20 milionë bonuse për anësori anglez, mirëpo është refuzuar.
Dortmundi i ka konfirmuar sërish Manchester Unitedin se për t’i marrë shërbimet e lojtarit, duhet të paguajnë mbi 120 milionë euro.
Skuadra gjermane është e gatshme që të mbajë atë në skuadër edhe për një edicion dhe mos ta shesin atë për një çmim më të ulët.
Për Sanchon ka disa skuadra evropiane të interesuara, gjersa Unitedi rrezikon t’i humbë shërbimet e tij.
Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Liverpooli, po ashtu janë duke e mbajtur një shikim nga afër për anësorin anglez.