Njujorkezët do të gjobiten për mos mbajtje të maskave

0

Nga sot njerëzit në qytetin e New Yorkut do të gjobiten nëse refuzojnë të mbajnë maska, thotë kryetari Bill de Blasio.

Zyrtarët së pari do të ofrojnë maska falas për këdo që nuk mban një. Nëse personi e refuzon, atëherë ata do të gjobiten. De Blasio nuk specifikoi sa do të jetë gjoba, raporton BBC.

Ai gjithashtu thotë se niveli pozitiv i testeve COVID-19 ishte më i lartë se 3 për qind “për herë të parë në disa muaj”.

“Padyshim që të gjithë janë të shqetësuar për këtë,” thotë ai. “Kjo është diçka për të cilën të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta adresuar problemin”.

Qyteti i New Yorkut ishte epiqendra e shpërthimit të virusit në SHBA, gjatë valës së parë të virusit në vend.

Ndryshe, 248 mijë raste janë konfirmuar në këtë qytet gjersa kanë ndërruar jetë 23810 persona.

Artikulli i mëparshëmBelgjika dhe SHBA-ja ka rënë dakord për një regjim të veçantë të kontrollit të kufirit ajror
Artikulli i radhës3 simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë Covid-in