Partia Demokratike i është përgjigjur menjëherë justifikimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt për skandalin e manipulimit të listave të gjendjes civile.
Me një reagim të tij, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj shkruan se Lleshaj është duke mashtruar për listat.
Ndërkaq ai i ka treguar Lleshaj edhe nenin në Kodin Zgjedhor se si krijohet Regjistri i Gjendjes Civile.
Reagimi i Enkelejd Alibeajt:
I KAPUR NE FLAGRANCE!
Sandër Lleshaj paska mashtruar serish për skandalin e manipulimit te listave te gjendjes civile dhe listave te zgjedhëseve!
Si i pandehur i kapur ne flagrance, u perbetoka se lista e zgjedhësve nuk do te ndryshoje. Dhe po si te pandehurit qe krimin e cojne deri ne fund, rrëfen se do te zhvendose 300 mije qytetare nga vendbanimi i tyre.
Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor !!
Mësimi i pare, për këdo zyrtar shteti është: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!
Për Lleshajn dhe te gjithë ata qe duan te manipulojnë listat e zgjedhësve, te lexojnë nenin 46 te Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi ‘vendbanim’ është thelbësor!!