Policia britanike ka zbuluar se si turma e protestuesve bërtisnin “vërjani flakën”, derisa një burrë u ishte afruar nga pas dhe i kishte spërkatur me benzinë.
Pamjet e filmuara nga helikopteri i policisë, shfaq burrin duke vrapuar në drejtim të një grupi të policëve të cilët i spërkat me benzinë, transmeton Telegrafi.
E sikur të kjo të mos mjaftonte, turma e protestuesve dëgjoheshin duke bërtitur “vërjani flakën, a ka dikush shkrepës”.
Ngjarja ka ndodhur në Essex të Anglisë në maj të vitit të kaluar, e pamjet janë publikuar si pjesë e një dokumentari të ri që është transmetuar në BBC.