Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë evropian sipas UEFA-s për sezonin 2019/2020.
Sulmuesi i Bayern Munichut la pas vetes mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe portierin e bavarezëve, Manuel Neuer.
Kjo ishte hera e para prej se ekziston ky çmim (nga viti 2011) që as Cristiano Ronaldo e as Lionel Messi nuk përfshihen në tri vendet e para.
Kjo nënkupton se ka përfunduar dominimi i dekadës së dy futbollistëve më të mirë në botë në vitet e fundit.
Ronaldo ka qenë nëntë herë në top-treshe, ndërsa e ka fituar tri herë çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të vitit. Messi është përfshirë gjashtë herë në tri vendet e para, ndërsa e ka fituar dy herë.
Këtë vit, në renditjen e përgjithshme, argjentinasi ishte i katërti pas listës së ngushtë, kurse portugezi i dhjeti.