Milani në grupet e Ligës së Evropës pas ekzekutimit të 24 penalltive

0

Milani ka arritur të marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Rio Aves, ku vetëm pas ekzekutimit të penalltive ka kaluar tutje.

Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 1-1, ndërsa 120 minutat u mbyllën 2-2.

Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët nga të dyja skuadrat, pasi thuajse nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm.

Krejt çfarë vlen të përmendët nga 45 minutat e para janë dy kartonët e verdhë për vendasit ku u ndëshkuan Borevkovic dhe Moreira.

Gjithsesi 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për Rossonerët të cilët shënuan në minutën e 51-të për epërsinë 0-1.

Ishte sulmuesi belg Alexis Saelemaekers që shënoi me një goditje të fortë për t’i kaluar Rossonerët në epërsi.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 72-të barazuan gjithçka kur shënoi Francisco Geraldes pas asistimit nga Piazon për 1-1.

Milani tentoi ta fitonte ndeshjen, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet dhe 90 minutat përfunduan në barazim 1-1.

Me të filluar koha shtesë, Rio Ave realizoi golin e epërsisë 2-1 me Dala Gelson që shënoi lehtësisht.

Milani e pa vetën e eliminuar deri në minutën e fundit, kur në të 120-tën fituan penallti.

Në gol penalltinë e fituar e shëndrroi mesfushori turk Hakan Calhanoglu për të barazuar shifrat në 2-2.

Kësisoj Rossonerët siguruan ekzekutimin e penalltive ku ishin maratonë e vërtetë.

Plot 24 penallti u gjuajtën, ku 17 nga to u realizuan dhe Milani kaloi tutje me rezultat 8-9.

Kësisoj pas kësaj fitore Milani arrin të futet në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Artikulli i mëparshëmPërfundon dominimi dhjetëvjeçar i Ronaldos dhe Messit për çmimin e UEFA-s
Artikulli i radhësCOVID-19/ Maska që Maradona mbajti gjatë ndeshjes po bën xhiron në rrjet