Nagorno-Karabakh mbushet me kufoma, pamje tronditëse nga lufta

0
Nagorni Karabaku mbushet me kufoma, pamje tronditëse nga lufta

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, gjatë përleshjeve u shkatërruar 22 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 15 sisteme raketash kundërajrore OSA, 18 mjete ajrore pa pilot, 8 topa të artilerisë të ushtrisë armene.

Raportohet që më shumë se 550 ushtarë armenë u vranë dhe u plagosën, ndërsa u shkatërruan edhe 3 depo municioni që i përkisnin ushtrisë armene. Në përleshjet rreth fshatit Talysh afër zonës Terter, komandanti i batalionit ajror armik, nënkoloneli Lernik Babayan, u vra dhe personeli i njësisë ushtarake nën komandën e tij pësoi humbje të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se disa lartësi rreth fshatit Talysh u pastruan nga forcat pushtuese.

Ministria publikoi gjithashtu imazhe ajrore të kufomave të ushtarëve armenë. Në deklaratë, u raportua se pozicionet e ushtrisë armene u goditën me raketa dhe artileri dhe forcat armene u tërhoqën. “Për shkak të numrit të madh të ushtarëve të plagosur në ushtrinë armene, ka një mungesë hapësire në spitalet ushtarake dhe spitalet civile, ndërsa po jetohet edhe mungesë në rezervat e gjakut. Si gjithmonë, pala armene fsheh numrin e vërtetë të viktimave në ushtri nga njerëzit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Luftimet e ashpra erdhën pasi ushtria armene e Ngorono Karabakut tentoi të rikuperonte pozicionet e humbura nga luftimet e zhvilluara prej disa ditës me forcat e Azerbajxhanit.

Artikulli i mëparshëmPD publikon listën e kandidatëve në Elbasan, Peqin, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Prrenjas
Artikulli i radhësTë çorganizuar?! Merita e italianëve në përballimin e pandemisë