CEO i Netflix: Kam gënjyer kur thoja se familja është gjëja më e rëndësishme

0
ceo 1100x620

Këshilltari i martesës ka luajtur një rol të madh në suksesin e Reed Hastings, bashkëthemelues dhe bashkë-CEO i Netflix.

Hastings tha se këshilltari i martesës ku shkoi së bashku me gruan e tij, me të cilën ka 29 vite martesë, e ndihmoi atë të kuptonte se ishte “një gënjeshtar sistematik”.

Themeluesi i Netflix, rrëfeu se më parë thoshte gjëra të tilla si: “Familja është e para dhe më e rëndësishmja”, por jo sepse ai e besonte këtë por sepse është “konvencionale ta thuash”.

Hastings e zbuloi këtë fakt në librin e tij të ri “Pa rregulla, rregulla”.

Ai shtoi se qëndronte në punë me orare të zgjatura deri natën vonë sa herë kishte probleme dhe kështu përfundoi duke injoruar familjen. Por sipas tij, tani gjithçka ka ndryshuar.

“Në martesën time u bëra shumë më i sinqertë dhe kjo na ndihmoi jashtëzakonisht shumë”, tha Hastings për marrëdhënien e tij me të shoqen.

Ai tregoi se gjithashtu ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet e tij të punës.

Thelemuesi i Netflix pohoi se pavarësisht suksesit të tij, marrja e reagimeve negative është ende e dhimbshme, por kjo e ndihmon atë të zbulojë ndryshimet që duhet të bëhen.

Artikulli i mëparshëmTë armatosur si në kohë lufte dhe drogë, vihen në pranga dy të rinj
Artikulli i radhësPezullimi i Shkëmbit ngre pikëpyetje mbi OFL, Juristët: Mundësi “amnistimi” pasurive kriminale