Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, teksa një prej drejtuesëve të mjetit të përfshirë në aksident u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës.
Fatkeqësisht mësohet se 66-vjeçari Gjon Prenga nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.