Trump i shokuar nga Covid/ Pyet mjekun: A do vdes edhe unë si miku im….

0
Trump i shokuar nga Covid/ Pyet mjekun: A do vdes edhe unë si miku im….

Gazetari i magazinës Vanity Fair, Gabriel Sherman, perms një postimi  në Tëitter ka treguar se si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i pyeti mjekët se a do të vdès si miku i tij nga Covid-19.

Sipas burimeve të Sherman muhabetet në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë më dramatike se sa ajo që publikoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas tij, Trump u frikësua pasi gjendja e tij u përkeqësua me Covid-19, sa që pyeti se a do të vdès si miku i tij Stan Chera, ky i fundit mik i Trumpit që vdiq në Prill nga Covid-19.

“Sipas burimeve, Trump të premtën tha se ai “mund të shkonte në qendrën mjekësore ‘Walter Reed’ vullnetarisht. Por, ai do të merrej jovullnetarisht pa marrë parasysh se gjendja e tij u përkeqësua më vonë. Mjekët i thanë Trumpit se nësë do të presë, mund të humbte aftësinë për të ecur dhe do të shoqërohej me “Marinë One”, shkruan Sherman.

“Bisedat me republikanët të afërt me Shtëpinë e Bardhë gjatë 112 orëve të fundit tregojnë se kanë qenë shumë më të tmerrshme se ajo cfarë Shtëpia e Bardhë tha. Para se të dërgohej në Walter Reed, Trumpi filloi të pyeste mjekët “A do të përfundoi si Stan Chera? A do të vdès?” Chera ishte mik i Trumpit në NYC që vdiq nga Covid-19 në prill”, ka thënë Sherman.

Artikulli i mëparshëmNdërron jetë në spital 66-vjeçari që drejtonte një prej mjeteve që u përplasën sot në Laç (EMRI)
Artikulli i radhësMbrojtësi i Manchester United mbërrin në Milano për vizitat mjekësore